Gjithçka e paska përgatitur si në filma, zbulohen faktet tronditëse se çka bëri Naimi, 10 ditë para se ta privonte nga jeta Liridonën

Sipas ekspertizës së telefonave të Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, Naim Murseli në 10 ditët e fundit para privimit nga jeta të bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, kishte komunikuar rregullisht me Granit Plavën.

“Telefoni i Granitit na ka vërtetuar që 10 ditët e fundit para vrasjes keni komunikuar rregullisht me Granit Plavën”, u tha gjatë seancës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Po ashtu, gjatë seancës u zbulua edhe mesazhi që Murseli i kishte dërguar Plavës një natë para kryerjes së veprës.