Flet personi i njohur, mësohet se me kë kishte folur për herë të fundit Doaorsa që humbi jetën në Tetovë

Gazetari Nevri Ademi ka dhënë detaje të reja nga vdekja e 25-vjeçares nga Gjakova në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se është identifikuar personi i fundit me të cilin kosovarja pati kontakt.

Ademi pohoi se telefoni i vajzës është marrë nga Policia e Maqedonisë së Veriut dhe se kjo sigurisht që do të merret vesh se kush ishte personi në fjalë që e ndjera pati kontakt.

I njëjti shtoi se banorët përreth kishin pohuar se së fundmi ishin vërejtur hyrje-dalje më të shpeshta në banesën e vajzës. /Klankosova.tv