Flet mjeku i policit tjetër të plagosur në veri, tregon se a është jashtë rrezikut për jetë

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci , është shprehur se polici i cili mbeti i plagosur në Banjskë të Zveçanit, tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Kolgeci në një përgjigje për Klan Kosova tha se polici është i plagosur në krahun e majtë, po ashtu ka një plagë shumë të lehtë në këmbën e djathtë.

“Gjendja e pacientit është stabile, presim me qenë e tillë edhe në të ardhmen. Unë mendoj se e ka kaluar rrezikun për jetë, për arsye se nuk ka plagë në organe vitale”, tha Kolgeci.

Polici i plagosur në QKUK është dërguar rreth orës gjashtë të mëngjesit, teksa një zyrtar tjetër i policisë ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit në veri të vendit.