Fillimi i vitit shkollor në Istog nën hijen e diellit dhe të fushatës elektorale?

Ç’do nxënës me plotë gëzim e entuziazem presin fillimin e vitit të ri shkollorë.

Por, shumë prindër dhe nxënës në Istog e përjetuan një ngjarje të pazakontë, të lodhshme dhe zhgënjyese.

Në Shkollën Fillore “Bajram Curri”, ku u mbajtë një ceremoni e nisjes së vitit shkollorë në orën 13:00 nën rrezet përvëluese të diellit.

Prindër, fëmijë dhe foshnje që i kishin marrë me vete, qëndruan mbi 40 minuta në këmbë derisa të arrinte dhe të mbante fjalim kryetari i komunës dhe zyrtarët tjerë lokal.

Jo vetëm që zyrtarët erdhën me vonesë, por fjalimet e tyre, sipas disa prindërve, pak kishin karakter frymëzues për fillimin e vitit shkollorë.

Përkundrazi, ato tingëlluan si deklarata të një fushate të pashpallur elektorale.

Për më tepër, disa pjesëmarrës komentuan se toni i fjalimeve u përngjante më shumë një akademie përkujtimore sesa një fillimi të hareshëm viti shkollor.

Prindërit shprehën pakënaqësi, duke theksuar se kryetari i komunës, i cili më parë nuk ka qenë pjesë e këtyre ceremonive, këtë vit zgjodhi të paraqitet vetëm pak javë para zgjedhjeve lokale.