Erdhi dita e shumëpritur, ja çfarë ndodh nesër me të dyshuarit për privimin nga jeta të Liridonës

Nesër do të fillojë rasti për privimin nga jeta të Liridona Ademajt.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se si familje, besojnë në drejtësi

“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon nesër në ora 11:00 në  Gjykatën Themelore në Prishtinë”.

“Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, ka shkruar tutje ai.