Egjipti ka dërguar furnizime mjekësore në qytetin libian të Bengazit për të ndihmuar të mbijetuarit nga përmbytjet.
Një tjetër aeroplan egjiptian është gati për të ndihmuar në evakuimin e disa prej shumë të plagosurve në rajonin e goditur nga stuhia.
Qeveria e Libisë me bazë në Tripoli, e njohur ndërkombëtarisht, ka njoftuar se do të japë më shumë se 400 milionë dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Dernës dhe Bengazit, shkruan BBC.