Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Për rastin kanë nisur hetimet.
33 vjeçarja dyshojet se ka rënë nga kati i 6-të i banesës ku banon, në katin e dytë (në terracë) duke marë lëndime të rënda.
E ndjera ishte e martuar dhe kishte fëmijë.
Leonard është emri i bashkëshortit të saj.



