E re dhe e bukur, kjo është gruaja që u privua nga jeta nga ish-shefi i saj

Ish-punëtorja e furrës së bukës “Djellza”, Nexhmije Haradini është viktima 42-vjeçare e cila është vrarë sot nga i dyshuari Arsim Morina – pronar i këtij biznesi.

Sipas familjarëve të gruas së vrarë, rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie, konkretisht për ndërrimin e vendit të punës ku viktima ishte e punësuar më herët bashkë me burrin e saj.

Trupat e pajetë tashmë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë po intervistohen dëshmitarë okularë.