E dhimbshme: Kjo është Marigona Zeka, 33-vjeçarja që vdiq pasi ra nga kati i 6 i banesës në Gjakovë

Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Për rastin kanë nisur hetimet.

33 vjeçarja dyshojet se ka rënë nga kati i 6-të i banesës ku banon, në katin e dytë (në terracë) duke marë lëndime të rënda.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.