E dhimbshme: I riu që u ther për vdekje mbrëmë, është vëllai i aktorit të njohur kosovar

Agon Myftari, vëllai i Auronit, që u ther për vdekje mbrëmë në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ai fillimisht ka bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri.

Myftari ka kërkuar që të mos spekulohet, derisa siç u shpreh ai, organet e rendit të japin versionin e tyre.

“Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia”, ka shkruar tutje ai.