E dhimbshme dhe e papërballueshme për familjen, sot varroset 17-vjeçari që humbi jetën me motor në Prizren

Sot në orën 16:00 do të varroset në varrezat e Arbanës i riu 17-vjeçar nga Prizreni, i cili humbi jetën dje në një aksident me motor.

Sipas policisë, i riu ishte raportuar i zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia dhe nuk kishte kontaktuar familjen.

Ai u gjet pa shenja jete në rrugën Landovicë–Gjonaj, raporton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar mbrëmë për Klankosova.tv se dyshohet se 17-vjeçari, ndërsa po drejtonte një motoçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke ndërruar jetë në vend.