Ka ndërruar jetë daja i kryeministrit Albin Kurtit. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i dajes.
Me dhimbje të madhe njoftohet se ka ndërruar jetë Jusuf (Zahir) Tahiri, baba i Glauk dhe Edon Tahirit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur pikëllimin e tyre të thellë për humbjen e babait dhe njeriut të dashur.
Varrimi i të ndjerit do të mbahet nesër, të enjten, në orën 13:00, pas namazit të drekës, në varrezat e qytetit në Dragodan.
Familja Tahiri falënderon të gjithë miqtë, të afërmit dhe bashkëqytetarët për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda.
I ndjeri Jusuf (Zahir) Tahiri do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë dhe dashurinë që ka treguar ndaj familjes e miqve gjatë gjithë jetës së tij.
Ngushëllime të sinqerta familjes Tahiri.
I ndjeri është daja i kryeministrit Albin Kurtit.