E dhimbshme: 15-vjeçari që u plagos dje në Ferizaj, bartë xhenazen e motrës së vrarë gjatë varrimit (PAMJE)

Iu dha lamtumira e fundit 21-vjeçares që u vra dje nga ish-bashkëshorti brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, raporton Sinjali.

Në ceremoninë e varrimit janë parë një numër i madh njerëzish. Kujtojmë se pasditen e djeshme në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj pas disa të shtënave me armë mbeti e vrarë një Erona Cokli si dhe u plagos vëllai i saj 15 vjeçar.

Gjithashtu, gjykata bëri të ditur se të dyshuari i është caktuar edhe masa e ndalimit prej 30 ditësh.