“Dritë e syve”, babai i çikës që vdiq në Tetovë e përloti një shqiptari me fjalët për të bijën e ndjerë, do të qan

Tragjedia që tronditi opinionin publik vazhdon të përcillet me pikëllim të thellë.

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova, e cila u gjet pa shenja jete natën e mbrëmshme në Tetovë, ka reaguar me një postim prekës në rrjete sociale.

Arbër Spahija, i pikëlluar për humbjen e vajzës së tij, ka ndarë një fotografi të së ndjerës, duke shkruar:
“Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi.”

Ceremonia e varrimit të Daorsës do të mbahet nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës, me fillim nga ora 14:00.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Tetovë ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë intensifikuar. Sipas njoftimit zyrtar, po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, megjithatë të dhënat e para nuk japin indikacione për ndonjë vepër penale.

Ngushëllime familjes Spahija për humbjen e rëndë!