Dorëheqja e shumëpritur, Kurti i befasoi jo vetëm votuesit e tij, por gjithë Kosovën

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ-ja, ka reaguar kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, ai thotë se më 23 mars, mandati i plotë katërvjeçar i qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga ai, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve.

Megjithatë, nuk mendon të japë dorëheqje.

Kurti shprehet se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, qeveria do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1207119227448469?ref=embed_post