Detaje shokuese nga ngjarja e rëndë në Vushtrri, që i mori jetën Arditit në lule të rinisë

Një inicdent me të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 20:35, ku si pasojë një person ka mbetur i privuar nga jeta.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoi se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person rreth moshës 19 vjeçar.

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”, ka thënë Zahiti.

Viktima është rreth moshës 18-vjeçare, dhe i përket familjes Zymberi.