Detaje “shokuese” nga ngjarja e rëndë në Prishtinë ku vllai theri vëllanë, mësohet si ndodhi krejt ngjarja

Policia ka dhënë detaje në lidhje me therjen në Prishtinë, duke thënë se sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha tha se dyshohet se njëri e ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë, ndërkaq ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrvëshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipa shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.

“Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, thuhet tutje në konfirmim.