Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të vazhdueshme.
Zyrtar amerikanë të njohur thanë se raketat ATACMS me një rreze veprimi kanë deri në 300 kilometra, ku do t’i mundësonte Kievit të godiste objektivat ruse thellë pas vijës së frontit, raporton BBC.
E të premten, të paktën një raketë ukrainase goditi selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krime.
Megjithkëtë, një burim ushtarak ukrainas tha sulmi në portin e Sevastopolit u krye, duke përdorur raketa Storm Shadow, të cilat furnizohen nga Britania dhe Franca.