Bledoni i vogël ka nevojë për ndihmën tuaj, i duhen 31 mijë euro për t’u operuar në Turqi

Familja e Bledonit kërkon ndihmë për të birin.

Të dashur miq,

Me dhimbje të madhe po ju kërkojmë ndihmën tuaj për djalin tonë, Bledonin. Ai ka nevojë urgjente për operacione jashtë vendit, pasi në Kosovë nuk kryhen këto lloj operimesh.

Operacioni duhet të bëhet në Turqi, pasi mushkëria e djathtë i është dëmtuar rëndë dhe duhet të hiqet plotësisht, si dhe kërkohen ndërhyrje në bark dhe në fyt.

Këto operime kushtojnë 31.000 €, një shumë që për familjen tonë është e papërballueshme.

Llogaria bankare :
EDON JETISHI Babai i Bledonit
NLB Banka
IBAN: XK05 1703018600303305
Adresa : Rr.Arsim Rexhepi-Ferizaj , Republika e Kosovës.

Screenshot