Ofrohet ‘shpërblim’ 50 dollarë për ata që e kapin këtë peshk

Studiuesit në Florida po u ofrojnë peshkatarëve një shpërblim prej 50 dollarësh për të dhuruar çdo peshk kobia që kapin në brigjet e shtetit.

Instituti i Kërkimeve të Peshqve dhe Kafshëve të Egra i Komisionit për Ruajtjen e Peshqve dhe Kafshëve të Egra, njoftoi në Facebook se do të paguajë një “shpërblim” prej 50 dollarësh për çdo kobi të kapur në shtet, në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë “nëse dhe ku ato pjellin përgjatë brigjeve të Floridës”.

FWC tha se peshku ose duhet të jetë i plotë ose i ngrirë me organet e tij të paprekura, për t’u kualifikuar për pagesat prej 50 dollarësh.