Një kometë e sapo zbuluar do të jetë e dukshme teksa fluturon pranë Tokës javën e ardhshme.
Fotografi japonez i hapësirës “Hideo Nishimura” vëzhgoi për herë të parë kometën “Nishimura” në fillim të gushtit teksa po bënte imazhe të qiellit të natës.
Që atëherë, objekti qiellor është rritur në shkëlqim ndërsa udhëton nëpër sistemin e brendshëm diellor në një orbitë rreth diellit, EarthSky.
Kometa pritet të bëjë afrimin e saj më të afërt me Tokën të martën, duke arritur brenda 125 milionë kilometr, që do të thotë se është potencialisht e dukshme gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Kjo kometë do të afrohet shumë më afër diellit, duke kaluar brenda afërsisht 34 milionë kilometra nga ylli më 17 shtator.