Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmat “A Short Trip” dhe “Housekeeping for beginners” janë fitues në Festivalin e Filmit në Venedik.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se filmi “A Short Trip” e ka fituar çmimin e filmit më të mirë të shkurtë “Best Orizzonti Short” në festivalin prestigjioz
“Me këtë çmim, Beqiri me filmin e tij gjithashtu fituan nominimin e festivalit për garën e filmit të shkurtë në European Film Aëards 2023 (EFA). Filmi si produksion francez dhe me kastë të aktorëve nga Shqipëria dhe Kosova, ka hapur rrugën edhe për suksese të tjera të shumta”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, filmi “Housekeeping for Beginners” nga Goran Stolevski me bashkëproducente nga Kosova Blerta Bashollin, u shfaq premierë më 6 shtator në Venecia Orizzonti, i cili fitoi çmimin “Queer Lion”, po ashtu në Festivalin e Filmit në Venedik.
“Urime regjisorëve, aktorëve dhe gjithë ekipave. Filmi i parë pjesëmarrës nga Kosova në Festivalin e Venedikut ishte ‘Ballkoni’ nga regjisorja Lendita Zeqiraj në vitin 2013. Ndërsa në vitin 2021 filmi ‘Vera Anderron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit fitoi çmimet ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 vjet’”, thuhet në njoftim.