Valdrina e ka nisur ditën mjaft aktive në rrjetet sociale, ku përmes disa deklaratave indirekte ka ngritur dyshime ndaj produksionit të formatit.
Ajo ka lënë të kuptohet se votat e bashkëshortit të saj, Valdetit, mund të mos reflektohen siç duhet, duke vënë në pah faktin se ai ka mbi 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale, por sipas saj, numri i votave nuk po përputhet me pritshmëritë.
Ndër të tjera, Valdrina ka lënë të kuptohet se, po të ishte vetë pjesë e këtij formati, situata do të ishte krejtësisht ndryshe.



