Alba Pollozhanin dhe Limin do ta shohim sërish bashkë në Big Brother – e tha vet ajo dhe nuk e ka për hajgare hiç

Alba Pollozhani ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim në një reality shoë, por këtë herë duke e parë eksperiencën nga një këndvështrim krejtësisht ndryshe.

Ish-banorja ka treguar se pjesëmarrja në një format të tillë ka qenë një sfidë e veçantë për të dhe se gjatë qëndrimit në shtëpi ka zbuluar një anë të vetes që nuk e kishte njohur më parë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, Alba është pyetur nëse do të ishte e gatshme të bëhej pjesë e Big Brother VIP Albania. Ajo ka pranuar se një eksperiencë e tillë do të ishte interesante për të, pasi ka kuptuar se i përshtatet mjaft mirë natyra e një reality shoë.

“Kam zbuluar çuditërisht te vetja që mua më shkon shumë reality shoë, dhe vetë brenda vetes ndiej shumë pasion dhe adrenalinë kur jam në sfidë psikologjike, në kufizim total dhe 24/7 vëmendja e publikut”, është shprehur Alba.

Megjithatë, ajo ka sqaruar se aktualisht nuk e ka mundësinë kohore për t’iu bashkuar formatit në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, Alba ka bërë të ditur se nëse do t’i krijohej mundësia, do të hynte me një tjetër qasje, duke e konsideruar veten një lojtare me më shumë përvojë pas aventurës së saj të mëparshme.

“Në rast se do ta kisha, me plot kënaqësi do të merrja pjesë kësaj radhe si një lojtare super profesioniste me eksperiencë, dhe vetëm e di që të gjithë lojtarët kur do të dilnin përjashta do të ishin me trauma të rënda psikologjike me mua aty”, ka deklaruar ajo me humor dhe vetëbesim.

Alba ka folur gjithashtu edhe për ish-partnerin e saj, Lim Hoti, me të cilin ndau një pjesë të rrugëtimit të saj televiziv.

E pyetur për mundësinë që të ishin sërish pjesë e të njëjtit format, ajo ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se prania e saj do të sillte një tjetër energji në lojë.

Sipas saj, një pjesëmarrje e dytë në një reality shoë do të ishte një përvojë edhe më intensive, pasi tashmë ajo e njeh më mirë dinamikën e lojës dhe presionin që sjell një format i tillë.

“Në rast se do të isha aty brenda, atëherë do ta kuptonit se çfarë do të thotë adrenalina e një reality shoë”, është shprehur Alba, duke lënë të kuptohet se nuk do të ishte një konkurrente e zakonshme.