E dhimbshme sa më s’ka: Ky është Ermal Shala që humbi jetën në aksident me motor – në lule të rinisë

Gjatë ditës së sotme në Mleqan në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident të rëndë humbi jeten një person i moshës 19-vjeçare. Bëhet fjalë për Ermal Shala.

Lidhur me aksidentin e sotëm janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi tha se ai dyshohet se është vetëaksidentuar.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë”.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo.