Leo dhe Lela vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së publikut dhe ndër emrat më të komentuar në shoëbizin shqiptar.
Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre, herë për një ndarje të mundshme dhe herë për një ribashkim, dyshja vazhdon të zgjojë interes të madh te ndjekësit.
Së fundmi, Leo ka ndarë me ndjekësit një video interesante në rrjetet sociale, ku ka testuar një pajisje të ashtuquajtur “inteligjente”, e cila pretendon të zbulojë nëse përgjigjet e një personi janë të sinqerta apo jo.
Gjatë provës, Leo iu përgjigj disa pyetjeve, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte momenti kur u pyet nëse kishte ende ndjenja për dikë. Përballë kësaj pyetjeje, ai u përgjigj shkurt: “Jo”.
Megjithatë, reagimi i pajisjes solli një tjetër situatë, pasi ajo e cilësoi përgjigjen e tij si të pavërtetë. Ky moment u bë menjëherë temë diskutimi mes ndjekësve, të cilët nisën të komentojnë nëse përgjigjja e Leos mund të kishte fshehur diçka më shumë.
Duke qenë se historia e tij me Lelën ka qenë shpesh në vëmendjen e publikut, shumë prej fansave e lidhën këtë reagim me raportin mes tyre, duke ngritur pyetje nëse mes dyshes mund të ketë ende ndjenja të pazbuluara.
Megjithatë, nuk dihet nëse reagimi i pajisjes ishte thjesht pjesë e një testi argëtues apo nëse ka ndonjë domethënie tjetër.
Leo dhe Lela, nga ana e tyre, kanë vazhduar të ruajnë një profil që lë hapësirë për shumë diskutime, duke bërë që çdo paraqitje apo deklaratë e tyre të marrë menjëherë vëmendjen e publikut.



