Arta Bajrami ka vendosë me ndryshu krejt pamjen, pushimet e gjetën me një “look” të ri, zor se do ta njihni po ta shihni në rrugë

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka vendosur të surprizojë ndjekësit e saj me një ndryshim të dukshëm në pamje gjatë ditëve të pushimeve verore.

Artisten, e cila për një kohë të gjatë është identifikuar nga publiku me flokët e saj të errët dhe paraqitjen karakteristike si brune, kësaj here fansat e kanë parë me një stil krejtësisht të ri.

Arta ka zgjedhur të eksperimentojë me pamjen e saj, duke kaluar në një nuancë shumë të çelët të flokëve biondë.

Transformimi i këngëtares ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku ajo ka publikuar disa momente nga pushimet e saj.

Ngjyra e re e flokëve i ka dhënë një tjetër shkëlqim paraqitjes së saj, duke sjellë një ndryshim freskues në imazhin që publiku ka njohur ndër vite.

Ndjekësit nuk kanë vonuar të reagojnë ndaj pamjes së re të Artës, duke komentuar ndryshimin dhe duke shprehur mendimet e tyre për stilin e saj të ri.

Shumë prej tyre e kanë përgëzuar këngëtaren për guximin për të provuar një pamje ndryshe.

Arta Bajrami vazhdon të mbetet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ndërsa me këtë ndryshim ka treguar edhe një herë se nuk heziton të eksperimentojë me stilin dhe paraqitjen e saj.

Tashmë pyetja që ajo u ka lënë edhe fansave është: a ju pëlqen Arta me këtë transformim të ri?/ORAinfo/