Urraaa: Më në fund ribashkohen edhe zyrtarisht Maeto dhe Brikena, marrin hapin e madh në lidhjen e tyre

Një moment i veçantë dhe emocionues ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë Mateo dhe Brikena.

Prania e tyre së bashku dhe afrimiteti i shfaqur publikisht ka ngjallur menjëherë reagime, duke bërë që shumë fansa ta interpretojnë këtë si një shenjë të mundshme të një ribashkimi mes dyshes.

Pas këtij momenti, ishte Mateo ai që bëri hapin e parë publik, duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi me Brikenën.

Në këtë postim ai ka zgjedhur ta bëjë “tag” edhe modelen, një veprim që për shumë ndjekës u pa si një sinjal i qartë për afrimin e tyre të sërishëm.

Një tjetër detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re ishte se Mateo i ka bërë “follow” Brikenës në rrjetet sociale.

Ky veprim i vogël, por domethënës për publikun që ndjek çdo zhvillim mes tyre, ka shtuar edhe më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre mund të jetë duke marrë një tjetër drejtim.

Edhe pse ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga dyshja për raportin e tyre, këto veprime publike kanë mjaftuar që fansat të besojnë se mes Mateos dhe Brikenës mund të ketë një afrim të ri.

Momenti në “Top Arena”, fotografia e përbashkët dhe rikthimi i kontaktit në rrjetet sociale kanë bërë që historia e tyre të rikthehet sërish në vëmendjen e publikut.