Pak ditë pas martesës, Shkurte Fejza jep lajmin e madh për sugaricën e saj – s’ka qenë kurrë më e lumtur

Shkurte Fejza ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, një këngë e veçantë dhe plot emocion, të cilën ia ka kushtuar vajzës së saj, Agnesës, pas një momenti shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Kënga vjen si një dedikim i ndjerë nënë-bijë, pas martesës së Agnesës javën e kaluar, duke sjellë përmes vargjeve dhe melodisë emocionet e një nëne që përcjell urimet më të mira për fëmijën e saj.

“Oj e amla e shpisë” mban titullin kjo këngë ritmike, e cila nuk është vetëm një dhuratë muzikore për Agnesën, por edhe një dedikim për të gjitha vajzat që këtë vit kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe nisin një kapitull të ri në jetë.

Përmes kësaj kënge, Shkurte Fejza përcjell urime për fat, dashuri dhe lumturi për të gjitha nuset e reja.

Ky projekt shënon një tjetër moment të veçantë në karrierën e artistes, pasi përmes muzikës ajo ka zgjedhur të ndajë me publikun një nga emocionet më të bukura familjare.

Lidhja mes nënës dhe vajzës, një prej marrëdhënieve më të forta dhe më të veçanta njerëzore, është në qendër të këtij dedikimi, duke e bërë këngën edhe më personale dhe kuptimplotë.

Vetë Shkurte Fejza ka ndarë emocionet e saj me ndjekësit, duke uruar që kjo këngë të pëlqehet nga publiku dhe duke përcjellë një mesazh të ngrohtë për të gjitha vajzat që bëhen nuse. “Fat dhe lumturi për vajzat që bëhen nuse.

Uroj që t’iu pëlqejë”, ka shkruar artistja krahas publikimit të këngës.

Me këtë krijim të ri, Shkurte Fejza sjell edhe një herë një këngë me ndjenjë familjare, duke kombinuar traditën, emocionin dhe atmosferën festive që shoqëron një nga ditët më të rëndësishme në jetën e një vajze./ORAinfo/