E rëndë: Burri që humbi jetën me të biri në Deçan qenka nipi i këngëtarit shumë të njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit, ku kanë humbur jetën aksidentalisht babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.

Sipas burimeve dyshohet se shkak i kësaj tragjedie ka qenë kontakti me rrymën elektrike.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i ndjeri Xhemajli ka qenë nipi i raposdit legjendar shqiptar, Bajrush Doda.

Doda ishte një nga doajenët më të njohur të muzikës folklorike shqiptare. Ai ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare në janar të vitit 2012.