Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë aktgjykimin në çështjen penale të vrasjes së Liridona Ademjt, në fillim të javës së ardhshme.
Më datë 21 prill në orën 13:30, është caktuar data për vendimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.
Familja e Liridonës ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, që i quajnë kriminelë, në seancën e sotme, ku janë dhënë fjalët përfundimtare.
Edhe Prokurorja e Shtetit, Javorka Perlinqeviq, i ka propozuar gjykatës, që grupi i akuzuar të shpallet fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm.
Në anën tjetër, Naim Murseli, i cili akuzohet se e ka organizuar vrasjen, e ka mohuar çdo përfshirje në rast, ndërsa mbrojtja e Plavës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, me arsyetimin se nuk ekzistojnë prova që e implikojnë në ngjarje.


