Afërdita Demaku dhe e bija e saj festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, me këto gjeste i emocionuan të gjithë

Këngëtarja e njohur Aferdita Demaku ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj personale.

Ajo dhe vajza e saj, Dona, festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë – një rast i rrallë dhe plot emocione.

Me këtë rast, artistja ka publikuar një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, ku fillimisht i uron vetes ditëlindjen, duke reflektuar mbi jetën, sfidat dhe arritjet ndër vite.

Por pjesa më prekëse e postimit ishte dedikimi për vajzën e saj, për të cilën shprehu dashuri të pakushtëzuar dhe krenari të madhe.

“Jam e bekuar që ndaj këtë ditë të veçantë me ty,” ka shkruar ajo ndër të tjera, duke e cilësuar Donën si dhuratën më të bukur të jetës së saj.

Urimet nga fansat dhe miqtë nuk kanë munguar, duke e kthyer këtë ditë në një festë të dyfishtë plot dashuri dhe emocione për nënë e bijë.