Një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Albania ishte puthja e parë mes çiftit Mateo Borri dhe Brikena Selmani.
Momenti i shumëpritur ndodhi të martën gjatë spektaklit “prime”, kur dyshja ndodheshin në dhomën e rrëfimit për të diskutuar mbi marrëdhënien e tyre që prej ditësh ka qenë në vëmendje të publikut.
Gjatë bisedës, Mateo u shpreh me humor dhe pak “ankesë”, duke treguar se kishte provuar disa herë ta puthte Brikenën, por ishte refuzuar. Situata u bë edhe më romantike kur të dy shkëmbyen një shikim të gjatë dhe dukshëm dakordues.
Pas këtij momenti, Mateo dhe Brikena vendosën të shkëmbenin puthjen e tyre të parë, para mijëra teleshikuesve.
Megjithatë, modelja nga Kosova vendosi dorën para buzëve, duke bërë që puthja të mos shihej plotësisht nga publiku, por të mbetej një moment intim vetëm për ta. Ky gjest romantik dhe diskret u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë interesin për marrëdhënien e tyre.



