Gjesti reagon pas lirimit nga burgu, tregon në detaje se si ndodhi ngjarja që e çoi prapa grilave

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë për t’u mbrojtur në liri.

Ai tha se periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për të dhe ka pranuar se ka bërë gabim, duke u kërkuar falje stafit për shqetësimin e shkaktuar.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave, Gjesti u shpreh se muzikën nuk mund t’ia ndal askush.

“Periudha e fundit nuk u kon më e lehta për mu, edhe pe ndjej t’nevojshme me adresu çka ka ndodh. Fillimisht po du me pranu që kom bo gabime edhe kërkoj falje për shqetësimin që e kom shkaktu të stafi. M’vjen shumë keq edhe jom shumë pishmon. Unë nuk jom njeri i tillë edhe veç një torturë e madhe që nuk aj kurrë ka mujt me m’pru në atë gjendje”.

“Faleminderit prej zemrës për krejt mesazhet dhe mbështetjen, m’keni jep forcë n’momente t’vshtira. Një falënderim i veçantë shkon për avokatët e mi, Burimi Azemin dhe Artan Qerkini, për profesionalizmin edhe përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Gjesti.
Ai gjithashtu është shprehur se është mirë dhe po qëndron afër familjes së tij.
“Faleminderit 100 herë për përkrahjen dhe mesazhet e mira”, ka shkruar ai.