Moment i rëndë për babanë e Elijonës, me zemër të thyer shkon tek vendi ku ia morën jetën vëllait të tij

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë 38-vjeçari Rasim Binakaj.

Në media është raportuar se viktima është xhaxhai i finalistes së “BBVK”-së, Elijona Binakaj.

Sot janë publikuar pamje ku shihet se babai i Elijonës shkon te kafeneja ku dje mbeti i vrarë vëllai i tij.