Gjesti krejt veprimet që e çuan në burg i bëri nga zemra e plastë, dalin detaje tronditëse nga trauma që përjetoi

Ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Rasti i tij është diskutuar edhe në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ku u dhanë pikëpamje të ndryshme nga panelistet.

Gjatë diskutimit, një nga komentet erdhi nga Eda, e cila theksoi se situata duhet parë nga më shumë se një këndvështrim.

Ajo përmendi gjendjen emocionale të artistit pas humbjes së vëllait, duke sugjeruar se trauma e përjetuar mund të ketë ndikuar në reagimet e tij, të cilat siç u shpreh ajo, duket se janë nga “zemra e plastë”.

“Në të tilla situata duhet të shihet nga të dyja anët. Gjesti me rastin e vdekjes së vëllait, ka kaluar një traumë shumë të madhe dhe nuk është në momentet e tij më të kthjellëta. Edhe kënga që e bëri tregon dhimbjen dhe gjithçka tjetër”

“Por, ky reagim, pa dashur ta justifikoi Gjestin, personalisht po më duket prej zemrës së plast”, u shpreh ajo.

Diskutimin e plotë të “Shoqeve” mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: