Arrestohet në flagrancë Gjesti, policia bën të ditur se sa kohë do të qëndrojë ai në burg

Është arrestuar ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Enis Pllana në lidhje me këtë rast tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në konfirmim.