Zhvillimet e fundit në Dubai, të përfshira nga sulmet me dronë, kanë shkaktuar shqetësim të madh edhe për personazhet tona publike që ndodhen atje.
Ditën e djeshme, modelja Morena Taraku ndau me ndjekësit e saj pamje direkt nga dritarja e banesës, ku shiheshin qartë flakët e shkaktuara nga shpërthimet e dronëve që ranë në afërsi të zonës ku ajo banon. Këto imazhe të pazakonta dhe momenti i tensionuar ngritën menjëherë pikëpyetje mbi sigurinë e saj mes kaosit që përfshiu qytetin.
Pas interesimit të madh dhe mesazheve të shumta që mori, Morena ka vendosur të bëjë një përditësim sot për të treguar gjendjen e saj aktuale.
Ajo zgjodhi një mesazh të shkurtër për të përmbyllur dramën e djeshme dhe për të siguruar të gjithë se çdo gjë po shkon mirë.
”Faleminderit shumë për kujdesin. Jam mirë, jam e qetë dhe jam me Zotin,” ka shkruar ajo përbri fotos.
Ky reagim vjen si një konfirmim se, pavarësisht situatës alarmante që pa nga dritarja e saj, ajo po e kalon këtë periudhë me qetësi.


