E dashura e Klodit reagon për herë të parë ndaj raportit të Klodit me Elijonën, bën deklaratën “bombë”

Marrëdhënia mes Klodit dhe Elijonës brenda shtëpisë ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, por duket se jashtë saj nuk ka vend për xhelozi.

E dashura e Klodit ka treguar se nuk e ka problem raportin që ai ka me Elijonën, duke theksuar se beson në shoqërinë mes vajzës dhe djalit. “Besoj në shoqërinë vajzë-djalë”, është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se mes tyre sheh vetëm miqësi dhe respekt.

Deklarata e saj ka qetësuar disi zërat për ndonjë tension të mundshëm, ndërsa fansat vazhdojnë ta komentojnë raportin e tyre brenda shtëpisë.