Aktori i njohur kosovar Naser Rafuna ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Përmes një postimi prekës, ai ka njoftuar për ndarjen nga jeta të djalit të tezës së tij, Ngadhënjimit, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti komunikacioni.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Ngadhënjim, djali i tezës, pas një aksidenti komunikacioni ndërroi jetë duke lënë pas vetes gruan me dy djemtë e vegjël dhe neve familjarëve. Na e ka këputur shpirtin, Mimi jem”, ka shkruar Rafuna.
Ai ka bërë të ditur se për të pamën dhe procedurat e varrimit do të njoftojnë me kohë, pasi i ndjeri jetonte në Zvicër.
Humbja e tij ka tronditur familjen dhe miqtë, ndërsa mesazhe të shumta ngushëllimi kanë vërshuar në drejtim të aktorit dhe familjarëve të të ndjerit.


