Pasi u grushtua në mes të rrugës, Alaudin Hamiti përfundon në polici, deklarata e tij do t’iu lë gojëhapur

Pas sulmit ndaj moderatorit të njohur Alaudin Hamiti, ai raportohet se aktualisht po intervistohet nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Burime për media bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur së fundmi, ndërsa rrethanat e plota ende nuk janë bërë publike. I kontaktuar nga Indeksonline, Hamiti është përgjigjur shkurt: “Jam nxan”, duke lënë të kuptohet se ndodhet në procedurë intervistimi nga autoritetet.

Deri më tani nuk ka detaje shtesë mbi motivet apo personat e përfshirë në incident, ndërsa pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar në orët në vijim.