Një ditë pas daljes nga Big Brother, familja e Benitës jep lajmin shokues për të bijën

Pas eliminimit të mbrëmshëm nga Big Brother VIP Kosova, nuk ka munguar një reagim i menjëhershëm nga familja e Benita Zena, e cila menaxhon edhe llogarinë e saj në rrjete sociale, duke ngritur dyshime dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit.

Fillimisht, pak para se të shpalleshin finalistët, në InstaStory u publikua një mesazh ku shkruhej: “Çdo votë e kemi faktike”, duke lënë të kuptohej se ata kishin bindjen se mbështetja e publikut ishte në anën e Benitës.

Mirëpo, pasi në finale u shpall Hygerta Sako ndërsa Benita mbeti jashtë garës, reagimi u ashpërsua. Në një tjetër story u publikua deklarata: “Këtë story e kemi bërë rreth 40 minuta më herët që me iu tregu që votat i kemi faktike pavarësisht që kemi marr informacione të sigurta që Benita ose Klodi do të djegën për Hygertën! Por produksioni prapë vazhdojmë me dëshirën e vet që ishte Hygerta”, një mesazh që u interpretua si akuzë për manipulim rezultatesh.