Dy ditë pas daljes nga Bigu, Labi merr vendimin e papritur – e lëshon Kosovën, niset për në këtë vend

Pas eliminimit nga spektakli Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha nuk po i kursen reagimet në rrjetet sociale.

Ish-banori publikoi një video nga aeroplani, duke lënë të kuptohet se po udhëtonte menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

Ajo që mori vëmendjen ishte një arush i vogël që ai e fokusoi në video, ku shkruante: “Stitchi i Albes”.

Me këtë veprim ka lënë hapur aludimet mbi raportin me Albën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim të drejtpërdrejtë nga ana e saj.