Duket se drama rreth Benita Zenës në Big Brother VIP Kosova 4 nuk ka të ndalur, por kësaj radhe vëmendja është zhvendosur jashtë shtëpisë më të famshme. Partneri i saj prej vitesh, këngëtari Endrit Elshani, ka trazuar rrjetin me një postim të fundit që ka nxitur spekulime të forta për statusin e tij sentimental.
Teksa Benita po kalon një periudhë të turbullt brenda lojës, shpesh e komentuar për dinamikat me banorët e tjerë, Endri është shfaqur në timonin e një Porsche luksoze, ku në sediljen e pasagjerit “pozon” një buqetë gjigante me trëndafila të kuq. Për ta bërë situatën edhe më enigmatike, ai ka zgjedhur si kolonë zanore këngën “Luleborë” nga Vjollca Luka, një dedikim i pastër dashurie.
Ky gjest ka ngritur menjëherë pikëpyetje: A janë këto lule për një vajzë të re, duke sinjalizuar se ai ka vendosur të vazhdojë jetën pas situatave të krijuara në ekran? Apo mos ndoshta është një mesazh i koduar? Heshtja e Endrit po lë vend për shumë interpretime, duke bërë ndjekësit të dyshojnë se kush është pronarja e vërtetë e atyre trëndafilave.


