Zarfi i Zi paska qenë bash për Labinot Rexhën, mësohet vendimi i madh për të

Pas dy ditëve plot ‘suspansë’, diskutime të shumta në rrjete sociale dhe hamendësime nga publiku, sonte pritet të zbulohet zyrtarisht vendimi i produksionit për banorin Labinot Rexha në BBVK.

Që nga momenti kur u njoftua se produksioni po shqyrtonte një situatë të ndodhur brenda shtëpisë, fansat e formatit kanë qenë në pritje të një vendimi përfundimtar. Në rrjet kanë qarkulluar versione të ndryshme – nga një paralajmërim i fundit, deri te një përjashtim i mundshëm nga gara.

Produksioni i BBVK ka paralajmëruar se vendimi do të komunikohet gjatë spektaklit të sontëm, duke sqaruar gjithçka rreth situatës që përfshin Labinot Rexhën.

Mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në vend, apo nëse gara për të do të marrë fund sonte.