Ku është zhdukur Alba Pollozhani pas daljes dramatike nga Big Brother VIP Kosova 4?
Kjo është pyetja që po qarkullon kudo në rrjet.
Mos u gënjeni nga postimet në Instagramin e saj, ato po menaxhohen rreptësisht nga stafi, ndërsa vetë Alba ka zgjedhur një izolim total.
Telefonat janë të fikur dhe kontakti me të është i pamundur.
Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu ka zbuluar ekskluzivisht se Alba është shëndoshë e mirë, por ka marrë masa drastike.
Ajo nuk ndodhet në shtëpinë e saj, por është strehuar te një familjare e afërt për t’iu shmangur vëmendjes dhe ka ndërruar numrin e telefonit për të ndërprerë çdo komunikim.
Kjo heshtje radikale përputhet me qëndrimine saj parimor: largimi ishte për të mos u përdorur si strategji për finalen e të tjerëve.
Ajo po refuzon të bëhet pjesë e zhurmës mediatike tani që është jashtë. A po vepron drejt me këtë strategji të heshtjes?


