Pas daljes nga Bigu, Alba nuk ka shkuar fare te familja e saj, është strehuar tek ky person dhe s’do të dalë jashtë shtëpisë, dalin detajet tronditëse

Ku është zhdukur Alba Pollozhani pas daljes dramatike nga Big Brother VIP Kosova 4?

Kjo është pyetja që po qarkullon kudo në rrjet.

Mos u gënjeni nga postimet në Instagramin e saj, ato po menaxhohen rreptësisht nga stafi, ndërsa vetë Alba ka zgjedhur një izolim total.

Telefonat janë të fikur dhe kontakti me të është i pamundur.

Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu ka zbuluar ekskluzivisht se Alba është shëndoshë e mirë, por ka marrë masa drastike.

Ajo nuk ndodhet në shtëpinë e saj, por është strehuar te një familjare e afërt për t’iu shmangur vëmendjes dhe ka ndërruar numrin e telefonit për të ndërprerë çdo komunikim.

Kjo heshtje radikale përputhet me qëndrimine saj parimor: largimi ishte për të mos u përdorur si strategji për finalen e të tjerëve.

Ajo po refuzon të bëhet pjesë e zhurmës mediatike tani që është jashtë. A po vepron drejt me këtë strategji të heshtjes?