Reperi Fero prej një kohe të gjatë ka qenë i përfshirë në përpjekje për të qenë pranë vajzës së tij, Ninës.
Aktualisht, ajo po rritet nga nëna e saj, Arbenita Ismajli.
Pas një periudhe të gjatë mungese të imazheve të saj në rrjete sociale, Arbenita ka publikuar së fundmi një fotografi me të bijën. Në foto, Nina shihet e rritur dhe me tipare të theksuara.
Në imazhin e publikuar, nënë e bijë shfaqen të qeshura dhe të kuruara, duke tërhequr vëmendjen për paraqitjen e tyre natyrale dhe harmoninë mes tyre.



