Është gjetur nxënësi Zejn Zejnullahu, pasi i njëjti kishte rënë në lumin e Gadimes.
Gjendja e fëmijës në momentin e gjetjes ka qenë e rëndë.
Burimet kanë treguar së pas nxjerrjes nga lumi është vërejtur se fëmija ka puls dhe i është dhënë ndihma e parë.
“Pas ndihmës së parë, kemi parë që një sasi e madhe e ujit ka dal prej gojës së tij”, ka thënë një dëshmitar në vendin e ngjarjes.
Mësohet se fëmija me ambulancë është nisur për shërim në QKUK.


