Bia Khalifa e pranon haptazi që ka pasur marrëdhënie intime me Edin dhe s’është pishman aspak

Bia Khalifa ka pranuar hapur se ajo dhe Edi kanë pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së BBVK-së.

Këtë deklaratë ajo e bëri pas daljes nga spektakli, duke qenë se ajo u eliminua të premten.

E ftuar në emisionin “Ora 7”, Bia u pyet drejtpërdrejt nëse kishte pasur marrëdhënie intime me Edin, dhe ajo nuk hezitoi ta pranojë këtë.

“Krejt e dimë, po”, u përgjigj Bia, ndërsa njëherazi qeshte.

Afrimiteti mes Edit dhe Bia-s ishte i dukshëm gjatë qëndrimit të tyre në BBVK, dhe kjo shihej qartë nga përqafimet e ngrohta dhe momentet intime që ata ndanin me njëri-tjetrin.

Këto situata nuk kaluan pa u vënë re nga publiku dhe sigurisht tërhoqën vëmendjen e shumë shikuesve.